John Legend është duke festuar ardhjen në pushtet të Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Artisti 42-vjeçar mori pjesë në eventin televiziv Celebrating America, të udhëhequr nga Tom Hanks në ditën e inaugurimit që u mbajt dje në Washington.
Për performancën e tij, John performoi së bashku me piano jashtë Memorialit Lincoln, ku përzgjodhi hitin klasik të Nina Simone “Feeling Good”.
John dhe bashkëshortja e tij, Chrissy Teigen, kanë qenë mbështetës të fuqishëm të Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris.
https://www.youtube.com/watch?v=QDY55T-v4MM&feature=emb_title
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.