Lajmet e fundit

Këngëtari John Legend dje mbushi 37 vjet.
Ylli i hitit “All of Me” ditëlindjen e festoi në Marok, nga ku e postoi një fotografi në Instagram dhe shkroi: “Duke e festuar ditëlindjen në Marrakech. Faleminderit për urimet e mira. Ndihem shumë mirënjohës për jetën time. Bashkëshorten time. Familjen time. Miqtë e mi. Fansat e mi. Karrierën time. Çdo ditë është dhuratë”.
Para pak ditësh këngëtari është parë duke u larguar nga Los Angeles me bashkëshorten e tij shtatzënë Chrissy Teigen, në ditën e Krishtlindjeve, transmeton Klan Kosova.