Lajmet e fundit

Këngëtari romantik John Legend dhe gruaja e tij modelja Chrissy Tiegen janë në pritje të një vajze.
Gazeta amerikane People raporton se çifti i famshëm kanë bërë të ditur se fëmija i tyre i parë do të jetë një vajzë, transmeton Klan Kosova.
“Ne patëm një foto sesion për revistën Vouge dhe pak minuta pas kësaj, ne e kuptuam se do të jemi prindërit e një vajze”, ka shkruar Tiegen në profilin e saj në instagram.
John dhe Tiegen kishin disa probleme shëndetësore që ua kishin vështirësuar procesin e të bërit prindër, dhe pasi e morën lajmin e gëzueshëm në tetor të këtij viti, ata u shprehën shumë të lumtur për këtë çështje.