Lajmet e fundit

Aktori John Goodman tashmë duket tërësisht një njeri tjetër.
Goodman që peshonte 181 kg ka arritur që t’i humbasë 45 kg, transmeton Klan Kosova.
Por, ai pranon që të binte në peshë nuk ishte fare e lehtë.
Për Goodman kjo nuk është hera e parë që humbet kaq shumë peshë.
Në vitin 2010 ai kishte humbur rreth 40 kg, për t’i rikthyer prapë në vitin 2013.
Trajneri i tij është shprehur se aktori ka arritur të rikthej formën e duhur fizike pasi që ishte shumë i përkushtuar ndaj regjimit që ai i kishte rekomanduar.
Humbja e 45 kg është vënë re edhe muajin e kaluar, kur Goodman ishte në premierën e filmit të tij më të ri, Trumbo.