Lajmet e fundit

Në një rrëfim ekskluziv në Info Magazine është duke folur gangsteri më i famshëm shqiptar John Edward Alite.
Ai ka qenë dora e djathtë e John Gotti, bosit të familjes së famshme të krimit Gambino, njofton Klan Kosova.
Alite ka thënë se gjyshi i tij nga ana e babait ka lindur dhe është rritur në Gjirokastër. Kurse e ëma e tij vjen nga Tirana. Madje ka treguar se në Shqipëri jeton vëllai i tij Andri dhe të afërmit e tjerë më të cilët edhe mbanë kontakte.
“Unë kam qenë me fat, pasi jam rritur mes disa kulturash. Për nga gjaku jam shqiptar. Ia kam thënë këtë gjë edhe të dashurës time, qysh në fillim. E dua shumë atë. Bëj shaka se si ajo e flet rrjedhshëm gjuhën, ndërsa unë jo.”
“I kam thënë se jam më shqiptar se ajo, sepse jam rritur në një shtëpi me gjyshërit në katin e poshtëm, xhaxhallarët në atë përdhes, prindërit në katin e mesëm, tjetrin xhaxha dhe hallë në atë sipër nesh dhe tezen matanë rrugës.”
“Në atë kohë Shqipëria identifikohej me komunizmin dhe kishte shumë pak shqiptarë këndej pari. Kur njerëzit më pyesnin nga isha dhe unë u thosha “nga Shqipëria”, ata s’ia kishin idenë ku ishte ky vend”, ka shtuar Alite.
“Më thoshin se isha pak a shumë italian, ndërsa unë ua përsërisja se jam shqiptar. Jam shqiptar dhe gjithmonë krenar për përkatësinë time. Nga ajo mënyrë jetese kam mësuar tradhtitë, gënjeshtrat dhe lëvizshmërinë italiane, ndërsa dija dhunën shqiptare. Ne jemi të dhunshëm. Fatkeqësisht edhe unë u bëra i tillë”, ka pohuar Alite.