Lajmet e fundit
Ish presidenti i FIFA, Lennart Johansson, mendon se Kampionati Botëror i vitit 2018 duhet të organizohet në Angli.

Në vitin 1998, Lennart Johansson pati humbur në garën për President të FIFA-s kundër atij të tanishmit, Sepp Blatter.
Sot, suedezi mendon se duhet që të rishikohen zgjedhjet e bëra për Kampionatet Botërore të viteve 2018 dhe 2022.
Johansson ka bindjen se Kupa e Botës në vitin 2018 duhet të organizohet në Angli.
“Unë pres që vendimi të rishqyrtohet. Vet Blatter pati thënë që vendimi për të shkuar në lindje nuk ishte i duhuri”.
“Anglia nuk ka organizuar Kampionat Botëror prej vitit 1966, megjithëse konsiderohet ‘vendlindja e futbollit’”.
Ky reagim i Johannson vie pas raportimeve se Anglia mund të marr të drejtën për të organizuar Botërorin 2018 nëse Rusia ngelet jashtë ekuacionit.
Ish presidenti i FIFA-s komentoi edhe akuzat për kurdisje të ndeshjeve të bëra në adresë të shtëpisë më të madhe të futbollit në bote dhe presidentit të saj, Sepp Blatter.
“Nuk jam i befasuar. Blatter nuk zgjedhë mënyrën për të fituar”.
“Mendoj se është e trishtë që FIFA të ketë një president të këtillë”.