Lajmet e fundit

Komisari për negociata dhe zgjerim i Bashkimit Evropian Johanes Han, të martën do ta vizitojë Maqedoninë.
Sipas paralajmërimeve, kjo do të jetë përpjekja e fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes 4 liderëve politikë në Maqedoni, gjegjësisht mes Gruevskit dhe Zaevit.
Në takimin e fundit eurokomisari Han, nuk mori pjesë me arsyetimin se palët në bisedime nuk kishin lëvizur nga pozicionet e tyre të ngurta, raporton Alsat M.