Lajmet e fundit

Joel Hoekstra, kitarist i bendit tashmë të legjendarizuar Whitesnake, u ka ofruar adhuruesve të tij mundësinë që t’i dëgjojnë disa pjesë të këngëve që do ta përbëjnë albumin e ri Dying to Live, që do të publikohet më 16 tetor, njofton Klan Kosova.
“Para disa vitesh, isha në udhëkryq - profesionalisht dhe personalisht”.
“Sall dëshiroja t’i bëja disa ndryshime në jetën time, në mënyrë që të arrija aty ku ndjeja se duhej të isha”.
“Këto këngë krejtësisht kanë të bëjnë me eliminimin e pengesave që na mbajnë larg fatit tonë”.
“Mendoj se kjo është një gjë me të cilën çdokush mund të ndërlidhet”.