Lajmet e fundit

Joe Perry është më mirë.
Sipas faqes zyrtare “Vampires Hollywood”, kitaristi 65 vjeçar po shërohet.
“The Hollywood Vampires vazhdojnë turneun e tyre duke filluar më 12 korrik, në Ohoi”, shkruan në faqe.
“Joe Perry do të ribashkohet përsëri me shokët e tij në skenë”.
(Grupi është një bashkëpunim në mes Perry, Alice Cooper dhe Johnny Depp.)
Muzikanti u shtrua në spital të dielën, më 10 korrik, pasi ka rënë në skenë gjatë një performance në Amfiteatrin Ford në Nju Jork.
Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar për NBC News se Perry është transportuar me ambulancë nga amfiteatri në një spital aty pranë dhe ishte në gjendje të qëndrueshme natën e diel, transmeton Klan Kosova.
Më pas miku i tij Alice Cooper gjithashtu konfirmoi se Perry ishte në gjendje të qëndrueshme.