Lajmet e fundit

Ylli i Magic Mike, Joe Manganiello, është pranuar në spital nën rrethana të mistershme gjatë javës së kaluar, dhe burimet e lifeandstylemag raportojnë se është për shkak të një rasti të rrezikshëm të apendiksit.
Sipas TMZ-së, 39 vjeçari shkoi në spital për një largim rutine të apendiksit, por gjendja ishe më e keqe nga sa besonin mjekët. Një burim tjetër zbuloi se apendiksi i aktorit mund të ketë plasur.
Joe e ka anuluar paraqitjen e tij publike gjatë kësaj fundjave, për çka përfaqësuesit e tij e kanë fajësuar gjendjen kronike.
Manganiello ende nuk ka dhënë ndonjë koment publik rreth kësaj çështjeje. Në vend të kësaj, ai në Twitter i shprehu dashurinë gruas së tij Sofia
Vergara.