Lajmet e fundit

Ai është i fejuar, luan në njërin nga filmat më seksi të verës dhe është shpallur si njëri ndër burrat më seksi në botë.
Por Joe Manganiello thotë se asnjëra nga këto nuk ia kalon luftës për të qëndruar esëll – një betim që sipas tij kërkon forcë dhe fokus.
“Kam luftuar me varësinë në një moshë të re dhe shpesh kam arritur ta mposht”, ka thënë ai për Haute Living. “Të luftosh me alkoolizmin është një betejë e vazhdueshme”.
Ylli i filmit Magic Mike, 38 vjeçar, ka zbuluar për mediat luftën e tij me alkoolin në fund të vitit 2013. Për Huffington Post, ai ka thënë se jeta e tij kishte qenë shumë e vështirë kur ai ishte 20 vjeç dhe ishte i pastrehë dhe i papunë.