Lajmet e fundit

Për dallim nga vendet si Kosova, ku politikanët nuk shkëputen nga puna në universitet(e) edhe kur mbajnë pozita shumë të rëndësishme qeveritare, në vendet normale si Amerika kjo gjë nuk ndodh.
Zëvendëspresidenti Amerikan, Joe Biden, do të jetë pjesë e botës akademike, por vetëm tash pas skadimit të mandatit në Shtëpinë e Bardhë, njofton Klan Kosova.
Ai do të realizojë partneritet me Universitetin e Delaware që përfshin një iniciativë për politikat ekonomike dhe vendore, ku bën pjesë edhe plani për uljen e çmimeve të ilaçeve për kancer. Ky është universiteti në të cilin ka studiuar në vitet e 1960’ta.
Biden gjithashtu planifikon të bashkëpunojë me Universitetin e Pennsylvania mbi çështjet e politikave të jashtme.