Lajmet e fundit

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka arritur në presidencën kroate vendi ky ku do të mbahet Samiti i Bërdo-Brioni në Zagreb, njofton Klan Kosova.
Biden është mysafir i këtij samiti ku do të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit të Evropë Donald Tusk, si dhe presidenti i Austrisë Heinz Fischer.
Në Samitin e Bërdo – Brioni do të marrë pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga me ftesë të homologes së saj kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe presidentit slloven, Borut Pahor.