18.01.2019 · përditësuar para 2736 dite1 min lexim
Joe Alwyn dhe Taylor Swift kanë qenë shumë të suksesshëm për ta mbajtur romancën e tyre dyvjeçare larg vëmendjes së publikut dhe mediave.
Aktori ka deklaruar se në lidhjen e tyre të dashurisë nuk ka asgjë të çuditshme, pavarësisht se çfarë ka dëgjuar ai së fundmi.
Madje ai e ka cilësuar si lidhje dashurie krejt "normale".
“Unë nuk mendoj se dikush që e takon në rrugë mund të t'i tregojë të gjitha gjërat personale, pse duhet ta bëj unë këtë? Kjo më pas definohet si diçka “çuditërisht private”. Në rregull. Por nuk mendoj se është. Mendoj se është normale”, ka thënë ai në një intervistë për MR Porter.
Alwyn dhe këngëtarja e “Bad Blood” janë në lidhje që nga vjeshta e vitit 2016.
Për pothuajse dy vjet, ata nuk e shfaqën romancën e tyre në publik.
Madje vetëm vitin e fundit, 27 vjeçari Joe ka thyer heshtjen për romancën e tyre por megjithatë nuk kishte dhënë detaje më shumë.
“Jam i vetëidjshëm se njerëzit duan të dinë detaje. Mendoj se ne kemi qenë shumë të suksesshëm ta mbajmë lidhjen tonë shumë private...preferoj të flas vetëm për punë”, kishte thënë ai për British Vogue.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.