Lajmet e fundit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta po mendon t'i bëjë së bashku Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, duke ofruar Antoine Griezman ose Coutinho në Juventus.
E ardhmja e Ronaldos në Torino është në dyshim pasi asit portugez i mbetet vetëm një vit në kontratën e tij me Zonjën e Vjetër.
Sipas disa mediave në Itali, Juventus është i hapur për të shitur ish yllin e Real Madrid për 29 milionë euro në verë, por Ronaldo do të vendosë të ardhmen e tij në klub vetëm në fund të Euro 2020, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv
Agjenti i tij Jorge Mendes ishte në Milano disa javë më parë, por nuk u takua me drejtuesit e Juventusit.
Siç raporton.com, Barcelona është një nga destinacionet e mundshme për Cristiano Ronaldon, pasi Presidenti i Katalanasve, Joan Laporta po ëndërron të sjellë Cristianon dhe Messi së bashku në Camp Nou.
Sipas raportit, Laporta dëshiron të ofrojë Antoine Griezmann, Sergi Roberto ose Coutinho në një marrëveshje shkëmbimi për të nënshkruar legjendën e Real Madridit.
Pavarësisht situatës së vështirë financiare të Barcelonës, katalanasit mund të ofrojnë një marrëveshje huazimi dhe të përdorin pagat e lëshuara nga Griezmann dhe Coutinho për të paguar pagën e 36 vjeçarit.
Besohet gjithashtu se të ardhurat e Barcelonës do të dyfishohen nëse Ronaldo bashkohet me Messin në Nou Camp.