Lajmet e fundit

Të gjithë pothuajse vizitoni dyqanet e rrobave dhe veshmbathjeve.
E patjetër që shpesh në këto dyqane ju hasni në disa rroba që nuk i takojnë përmasës tuaj.
Por a keni menduar ndonjëherë se pse kukullat në dyqane janë aq thatanike?
Për një gjë të tillë, dikush ndoshta edhe do të përballet me ligjin ose do të ndryshoi diçka të tillë.
Kjo pasi në SHBA, një kliente me mbi peshë, mori një vendim jo edhe të lehtë.
Ajo akuzoi, drejtuesin e një dyqani sepse nuk i bënte në përmasat e saj asnjë nga rrobat që gjendeshin aty, dhe ajo shumë thjeshtë u nervozua duke u thënë në polici që të sjellin edhe kukulla të përmasave të shëndosha.
Kjo i bëri paksa të ndiheshin keq disa nga dizajnuesit e kukullave të dyqaneve, pasi që një kukull thatanike në dyqan përdoret në të shumtën e rasteve por jo pse një trup të tillë kanë modelet, por thjeshtë ngase një bel i përmasës së tillë mund të u hyjë në punë edhe rrobave me përmasa më të gjera.
Por fati zonjën nuk e braktisi, disa projektues dyqanesh në mbarë SHBA-në, tani kanë vendosur që të vendosin edhe kukulla ‘’të shëndosha’’ që të mos ndihen keq femrat apo meshkujt me mbi peshë, përcjellë Klan Kosova.