Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, nuk është ende gati të transferohet në Arabinë Saudite.
Sipas TEAMtalk, sulmuesi egjiptian synon të refuzojë ofertat multi-milionëshe nga klubet e Ligës Profesionale Saudite. Pavarësisht joshjes financiare të Lindjes së Mesme, Salah i jep përparësi vazhdimit të karrierës së tij në Evropë, transmeton Klankosova.tv
Në një zhvillim të papritur, gjigantët turq Fenerbahçe kanë dalë si pretendentët kryesorë për sulmuesin. Raportet tregojnë se klubi i Stambollit ka kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e Salahut dhe po negocion në mënyrë aktive një transferim të mundshëm. Marrëveshja e propozuar përfshin një pagë javore prej rreth 385,000 eurosh.
Vlen të përmendet se këtë sezon, anësori egjiptian ka luajtur 39 ndeshje për Liverpoolin në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 9 asiste. Transfermarkt aktualisht e vlerëson atë në 30 milionë euro. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.