Lajmet e fundit

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez, si duket ende ndjen diçka për ish të fejuarin e saj, aktorin Ben Affleck.
Të dy që dikur nga fansat janë pagëzuar “Bennifer”, ishin në lidhje për 18 muaj për t’u ndarë në janar të vitit 2004 kur JLo pas gjashtë muajve u martua me Marc Anthony.
Por 46 vjeçarja në një intervistë për revistën People ka lënë të besohet se ende i intereson shumë Affleck, transmeton Klan Kosova.
“Mendoj që atëherë ishte kohë ndryshe e gjërat ishin ndryshe e kush e di se çfarë do mund të ndodhte, por ekzistonte një dashuri shumë e sinqertë dhe e pastër mes neve”.
Bennifer ishin takuar gjatë setit të xhirimit në vitin 2002 dhe në nëntor të atij viti ata u fejuan dhe kishin planifikuar një dasmë shumë ekstravagante për korrik të vitit 2003.
Mirëpo vetëm disa ditë përpara ceremonisë Ben e kishte anuluar dasmën.
Por çifti arritën që të rikthehen prapë bashkë, mirëpo ndarja në fillim të vitit 2004 ishte përfundimtare për ta.
Vetëm gjashtë muaj pas ndarjes, JLo u ngjit në altar së bashku me Marc Anthony, me të cilin u divorcua më pas por ka dy binjakë, Max dhe Emme.
Kurse Ben u martua me aktoren Jennifer Garner me të cilën i ka tre fëmijë, Violot, Seraphina dhe Samuel, mirëpo martesa e tyre ka përfunduar verën e vitit të kaluar.