Lajmet e fundit

Benfica ka kompletuar transferimin e Raul Jimenez nga Atletico Madrid.
Ai do të jetë lojtar i klubit portugez për pesë vitet e ardhshme, shkruan Goal.com.
Përfaqësuesi i Meksikës vitin e kaluar kaloi nga Amerika në Vicente Calderon, por që nuk arriti që të ketë ndikim në la Liga.
Ai në urdhrat e trajnerit Simeone kishte vetëm katër ndeshje të filluara, ndërsa në 17 raste hyri si zëvendësues dukë shënuar vetëm një gol.
“Jam i lumtur që jam pjesë e Benficas. Dua që ky klub të vazhdojë të ketë sukses dhe shpresoj që edhe unë mund të jap kontributin tim. Do të jap gjithçka nga vetja që të iu ndihmojë kolegëve dhe klubit” ka thënë Jimenez.
Këtë të enjte kampioni i Portugalisë ka zyrtarizuar marrëveshjen me klubin e Atletico Madrid, transmeton Klan Kosova.