Lajmet e fundit

U deshën pesë propozime martese që tashmë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden të pranonte kërkesën e Joe Biden.
Jill një ish-mësuese e gjuhës angleze në New Jersey është gruaja e dytë e Biden, pasi gruaja e parë dhe vajza i vdiqën në një aksident tragjik me veturë më 1972, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova
69 vjeçarja ka kaluar dekada duke punuar si mësuese.
Jill ka një diplomë bachelor, dy diploma master dhe një doktoraturë nga Universiteti i Delaware më 2007.
Para se të transferohej në Washington DC, ajo dha mësim në një kolegj të komunitetit, në një shkollë të mesme publike dhe në një spital psikiatrik për adoleshentë.
Ndërsa burri i saj shërbente si nënkryetar, zonja Biden ishte profesoreshë e anglishtes në Kolegjin e Komunitetit të Veriut Virxhinia.
"Mësimdhënia nuk është ajo që bëj unë. Është kush jam," shkroi ajo në Twitter në muajin gusht.