Lajmet e fundit

Jihadisti John, xhelati i njohur i ISIS ka kërcënuar Britaninë e Madhe me anë të një videoje të lëshuar në internet dhe publikuar nga Daily Mail.
Në këtë video Jihadi John del duke mos e fshehur më identitetin e tij dhe duke kërcënuar se do të kthehet në Britani për të prerë koka.
Jihadi John i njohur me emrin e vërtetë Mohammed Emwazi nuk ishte shfaqur më që kur iu zbulua identiteti. Ai është përgjegjës për prerjen e kokave të qindra pengjeve të Shtetit Islamik.