Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri për Komunitete dhe Kthim në dorëheqje, Dalibor Jevtiq iu ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban-bajramit.
"Në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe në emrin tim personal, u dërgoj urimet më të ndershme të gjithë pjesëtarëve të fesë Islame me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit. Uroj që festën të kaloni në gëzim, shëndet të mirë me të dashurit tuaj. Jam i bindur se ne mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke respektuar dallimet fetare dhe kulturore, duke duke nxitur bashkimin dhe afirmimin e vlerave të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia kombëtare dhe fetare".
"Uroj që kjo festë e shpresës dhe besimit në një të ardhme më të mirë të sjellë paqe dhe tolerancë dhe kujtoj se vetëm së bashku ne mund të gjejmë urtësi, forcë dhe të kuptuarit në adresimin e sfidave që shtrihen përpara", thuhet në urimin e tij, transmeton Klan Kosova.