Lajmet e fundit

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve se pala serbe dhe ajo shqiptare duhet të punojnë për të zgjidhur problemin e personave të zhdukur, transmeton Klan Kosova.
Jevtiq ka theksuar se ka ende një numër të madh të rasteve të pazgjidhura të të zhdukurve dhe se lufta askujt nuk i ka sjellur kurrë ndonjë të mirë.
"Të dyja palët kanë humbur dhe kanë vuajtur shumë në atë luftë. Kjo temë duhet të diskutohet në nivele të ndryshme, jo vetëm në kuadër të dialogut politik", tha Jevtiq bëhet e ditur në një njoftim të zyrës së tij, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Ministri serb ka vlerësuar se dialogu duhet të zhvillohet në kuadër të shoqërisë civile sepse sipas tij, në këtë mënyrë do të kapërcehet kjo situatë e vështirë dhe e dhimbshme"