Lajmet e fundit

Lista Serbe ka konfirmuar sot se do të tërhiqet nga Qeveria e Kosovës.
Ky veprim i tyre vjen si shenjë pakënaqësie ndaj intervenimit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, ku arrestuan Marko Gjuriqin, njofton Klan Kosova.
Por në takimin e sotëm të mbajtur në veri me kryetarët e komunave serbe, zëvendëskryeministri dhe ministri për Kthim, Dalibor Jevtiq, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, që mbahet nesër/Klan Kosova/