Lajmet e fundit

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, sot u takua me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.
Temat e diskutimit të takimit të sotëm ishin gjendja politike, kthimi dhe të drejtat e popullit jo-shumicë në Kosovë, me theks të veçantë për situatën e sigurisë, të cilën Ministri pas incidenteve të fundit që kanë ndodhur në Gorazhdec dhe Srbobran, i ka vlerësuar si shumë alarmante.
Jevtiq ka falënderuar për mbështetjen që USAID-i ofron kur është fjala për procesin e kthimit dhe vazhdimin e bashkëpunimit përmes projektit BRIC, i cili ndihmon në krijimin e mundësive p er te kthyerit të cilin e zbaton USAID-i në pesë komuna.
Gjatë takimit të sotëm është folur edhe për gjendjen e romëve, ashkalive dhe egjiptianeve si dhe për projektin e kthimit të romëve nga Mali i Zi dhe Maqedonia, transmeton Klan Kosova.
Ambasadori Delawie tha se ambasada e SHBA-së në Kosovë edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbështesë procesin e kthimit, i cili është shumë e rëndësishëm për të gjithë.
Ai gjithashtu e ka përshëndetur suksesin e projektit të kthimit të romëve, si dhe që gjithqka është zhvilluar ashtu siç është planifikuar.
Zyrtarët në fund të takimit vurën në dukje se edhe në të ardhmen do të punojnë në aktivitetet që do të jenë në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë.