Lajmet e fundit

Ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiç, i ka uruar pjesëtarët e komunitetit egjiptian me rastin e shënimit të ditës së tyre.
Lexoni urimin e plotë të tij:
Të nderuar pjesëtarë të komunitetit egjiptian, në fillim të urimit tim para se gjithash dua t’ju uroj që ditën e sotme të kaloni me familjet dhe miqtë tuaj në një atmosferë festive.
Ne po jetojmë në një kohë të sfidave për të gjithë, kështu që nuk mund të mburremi e privilegje të veçanta për komunitetet pakicë që jetojnë në Kosovë, kështu është edhe me komunitetin egjiptian.
Megjithatë, detyra jonë është që të luftojmë për një jetë më të mirë në mënyrë praktike, përmes institucioneve, dhe kjo është ajo që ne jemi duke bërë. Komuniteti egjiptian është një komunitet i rëndësishëm, i cili duhet të arrijë të gjitha të drejtat në rrugën e një të ardhmeje më të mirë.
Unë si ministër për komunitete dhe kthim, në domenin e mundësive më të mia, qëndroj në dispozicion tuaj, drejt arritjes së këtyre objektivave. Ju uroj paqe dhe tolerancë, barazi dhe ditë më të mira në përgjithësi për komunitetin egjiptian. Drejt qëllimit tuaj do të ecim së bashku.