Lajmet e fundit

Dalibor Jevtic, Ministri për Komunitete dhe Kthim, me rastin e Ditës Botërore te Refugjatëve, tha se kudo që ndodhen refugjatët, jetojnë në kushte të vështira dhe çnjerëzore të jetesës, dhe kthimi është shumë i ngadalshëm, transmeton Klan Kosova.
“Problemet janë të shumta, duke filluar nga ekonomike, prona e uzurpuar dhe probleme të ndryshme”.
Ministri ftoi qeveritë e përfshira në procesin e kthimit të angazhohen, sepse është humbur shumë kohë.
“Te jepet maksimumi për të ndryshuar gjendjen në terren, sepse ne nuk kemi kohë të presim, dhe për çdo ditë të humbur, kur është ne pyetje procesi i kthimit dhe krijimi i kushteve më të mira për jetën, një vit i tërë është i humbur”, thuhet në komunikatën dërguar për media, nga Ministria e Kthimit.