Një burrë është goditur me thikë dhe është plagosur për vdekje në një apartament në Dietikon, Cyrih, të premten në mbrëmje. Policia ka arrestuar një të dyshuar.
Sipas raportimeve, një burrë 56-vjeçar nga Uganda dyshohet se ka kryer krimin. Ai u arrestua pak më vonë në stacionin e trenit Dietikon.
Gazetari, Nefail Maliqi ka folur mbi ngjarjen në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke theksuar se ende nuk dihen rrethanat që kanë dërguar deri në vrasjen e të riut kosovar.
“Rrethanat dhe shkaqet mbesin të pasqaruara. Më duket se jetonte vetëm”, tha Maliqi, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese:
https://youtu.be/rZws8z0wrkQ
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.