Lajmet e fundit

Ekspozimi ndaj zhurmave është ndër shkaktarët kryesor për dobësimin apo humbjen e dëgjimit.
Aktualisht është përgjegjës për më shumë se një të tretën e rasteve të humbjes së dëgjimit, nëpër vendet e zhvilluara.
Një studim i publikuar së fundmi në The Lancent, ka treguar që jetesa në një qytet të zhurmshëm rritë probabilitetin për të pësuar dëmtime në dëgjim për 64%.
Një bisedë e zakonshme mund të zhvillohet në 60 decibel, ndërsa në qofte se bërtasim atëherë zhurma mund të shkoj mbi 87 decibel.
E ekspozimi i gjatë ndaj zhurmave mbi 87 decibel, pa mbrojtje adekuate për veshët, konsiderohet të jetë i dëmshëm.
Njerëzit mund të bien në kontakt me zhurma të larta gjatë punimeve nëpër rrugë apo muzikës nëpër klube të natës që janë rreth 110 decibel.