Lajmet e fundit

Një familje skajshmërisht e varfër jeton në një barakë tejet të vjetër tek parku i qytetit në Prishtinë.
Kryefamiljarja Zelije Ferati ankohet se shkaku i kushteve të rënda djali i vetëm që kanë ka telashe edhe shëndetësore, njofton Klan Kosova.
Zelija tregon se në mungesë të ushqimit shpesh ndodh që ditën ta kalojë pa ngrënë dhe nga uria edhe të alivanoset.
Burri i saj ka lëndime në boshtin kurrizore dhe rrjedhimisht ai nuk mund të punojë.
Kurse, vet ajo pak kohë më parë iu ka nënshtruar një operacioni.