Lajmet e fundit

Këngëtarja, Jessie J e cila ditë më parë ka bërë të ditur se është operuar dhe nuk është mirë me shëndet.
Jessie J tash ka kryer edhe një operacion të dytë dhe aktualisht është duke qëndruar në spital.
27 vjeçarja dhe ish anëtarja e talent show-ut “The Voice” ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram duke dashur t’i informojë fansat e saj për gjendjen.
“Pak informata për ata që pyesin: Sapo përfundova operacionin e dytë. Nuk po ndihem mirë por po mundohem të përmirëohem çdo ditë” shkroi ajo, transmeton Klan Kosova.
Ajo edhe njëherë shtoi se nuk dëshiron ta bëjë të ditur se nga çka vuan dhe çfarë probleme shëndetësore ka.