Lajmet e fundit

Këngëtarja britanike, Jessie J, këtë javë është bërë operacion.
Ajo nuk ka bërë të ditur për arysjet e këtij operacioni, mirëpo pothuajse çdo ditë po poston foto për të i mbajtur të informuar fansat e saj, transmeton Klan Kosova.
Sot, Jessie J, e ka postuar një foto të dorës së saj, ku shihen duke marrë infuzion dhe ka shkruar kështu:
“Kam marrë shumë komente duke më pyetur për shëndetin tim… E po, si jam…Nuk jam mirë… Kam shumë dhimbje. Por jam duke u munduar që me doktorët të bëhem më mirë. Të gjithë e kemi nga një moment kur nuk jemi mirë, e si duket ky është i imi. Jam duke u mundur që të fitojë kundër kësaj”.
Ajo gjithashtu i falenderon të gjithë fansat e saj për mbështetje.
“I gjithë kuptimi, dashuria dhe mbështetja juaj më kanë ndihmuar shumë”, është shprehur Jessie J.