Lajmet e fundit

Këngëtarja e hitit “Price Tag” ka pasur një moment nostalgjie.
“5 vite më parë, Price Tag ishte numër një. Kjo më bën të kuptoj se sa shumë kam punuar gjatë 10 viteve të kaluara duke bërë dhe lansuar muzikë” ka shkruar Jessie J në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka thënë se tash që shikon prapa në kohë, ka lansuar 3 albume dhe akoma vazhdon të bëjë atë që ajo do.
“Unë jam akoma duke bërë atë që më përmbush dhe duke nxjerrë fitimin prej kësaj. Duhet shumë punë dhe mund dhe unë e dua këtë” ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
Ajo në fund ka falenderuar të gjithë fansat e saj që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi të saj në muzikë.
https://www.instagram.com/p/BBer_Oaw0b8/?taken-by=isthatjessiej