Lajmet e fundit

Bashkëshorti i aktores Jessica Alba, producenti Cash Warren, të mërkurën e kishte ditëlindjen. Me këtë rast ajo përmes Instagramit ia uroi këtë ditë të veçantë siç vijon:
“Urime ditëlindja baby im. Në vitin 2004 ne u dashuruam në sheshxhirim të filmit dhe kaluam 14 vjetët e fundit duke krijuar jetë të bukur së bashku. Më 2018 ne po biem në dashuri me fëmijën tonë të tretë. Ti je qetësia dhe zëri i arsyes, gjithmonë duke i mbajtur gjërat në perspektivë dhe duke e parë të bukurën dhe dritën në secilën rrethanë. Të dua më shumë se ç’mund të përshkruajnë fjalët dhe jam shumë krenare që jam partnerja jote e jetës”.
Aktorja po ashtu ka postuar edhe disa fotografi të tyre së bashku ndër vite.