Lajmet e fundit

Sipas raportimeve të fundit, Jessica Simpson dëshiron që të fokusohet më pak në perandorinë e saj të modës dhe më shumë në karrierën e aktrimit.
Bukuroshja 35 vjeçare, e cila është paraqitur në filma si The Dukes of Hazzard dhe Employee of the Month, supozohet se do të nisë një emision televiziv të saj – dukë përdorur paratë personale!
“Jess me të vërtetë dëshiron që t’i kthehet aktrimit”, ka thënë një burim për revistën OK! “Ajo ka marrë mësime për më shumë se një vit, por edhe pse është takuar me producentë, ende nuk ka marrë asnjë ofertë. Kështu që po e merr situatën në duart e saj”.