Lajmet e fundit

Duhet shumë punë që të humbet pesha e fituar gjatë shtatzënisë, shkruan People Magazine, transmeton Klan Kosova.
Por aktorja Jessica Biel ka treguar se po punon fort që ta mbajë formën e dikurshme.
Nëna e re 33 vjeçare, e cila i dha jetë djalit të saj Silas Randall, me bashkëshortin, po ashtu shumë të famshëm, Justin Timberlake, është fotografuar në veshje sportive pasi po largohej nga një sallë fitnesi në Los Angeles.
Bebja 4 muajshe, është emëruar Silas sipas stërgjyshit të Justin Timberlake, dhe sipas babait të tij i cili quhej Randall.
Çifti nuk e kanë ekspozuar shumë para mediave fëmijën e tyre. Ata minimalisht kanë hedhur fotografi të Silas në rrjetet sociale.