Lajmet e fundit

Aktroja Jessica Alba ka një kompani e cila prodhon produkte kozmetike natyrale.
Mirëpo, “The Honest Company”, është paditur mbi akuzat se është mashtruese, transmeton Klan Kosova.
Në disa dokumente ligjore të siguruara nga revista amerikane People, njëri nga klientët dhe konsumatorët e kësaj kompanie, Jonathan Rubin, ka deklaruar se nj numër i produkteve ët kompanisë së Jessica Alba’s, kanë përbërës “jonatyral” dhe “sintetik”, dhe po ashtu ka thënë se Honest Sunscreen (kremi për mbrojtje nga dielli), është jo efektiv.
Rubin i ka listuar një numër produktesh përfshirë, sapunin “Honest”, pelenat, dhe disa produkte të tjera.
“Jonathan Rubin ka ngritur padi kundër kompanisë Honest individualisht dhe në emër të shtetit, për shkak se dyshon që produktet janë mashtruese”, thuhet në padinë e kompanisë.
Më herët gjatë këtij muaji, kompania ishte në telashe për shkak se disa konsumatorë, ishin ankuar se kremi kundër diellit, ishte jo efecient. Disa nga përdoruesit e kanë shprehur mllefin dhe frustrimin e tyre duke postuar fotografi të lëkurës së djegur.