Aktori amerikan, Jeremy Allen White, raportohet se është favorit për ta luajtur rolin e Bruce Springsteenit në një film biografik.
Sipas raportimeve nga Deadline Hollywood, White pritet ta luajë ikonën e muzikës amerikane në filmin Deliver Me From Nowhere, ekzistenca e së cilit projekt u bë e ditur gjatë janarit të këtij viti.
Ky medium ka raportuar që bisedimet midis produksionit dhe aktorit të serisë “The Bear” ende nuk kanë filluar.
Për më tepër, shtëpia filmike A24 raportohet se do të përfshihet gjithashtu në projekt.
https://www.youtube.com/watch?v=uTHc_ZXsqXU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.