Lajmet e fundit

Kandidati për president të Serbisë, Vuk Jeremiq ka thënë se opozita duhet të koncentrohet që ta rrisë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 2 prillit.
Kjo sipas tij që të parandalohen manipulimet teknike, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.
“Në mënyrë që të koncentrohemi më shumë në rritjen e pjesëmarrjes, do të jetë vështirë për autoritetet për shkak të manipulimeve teknike që mund të bëhen për të arritur 50 përqindëshin në raundin e parë”.
“Besoj se do të ketë raund të dytë, ku do të kemi një lloj referendumi”, ka thënë Jeremiq.
Ai ka thënë se Serbia tash është jo vetëm duke shkuar në rrugën e gabuar, por edhe atë të rrezikshme.