Lajmet e fundit

Ish-presidenti serb Boris Tadiq i ka thënë presidentit aktual të këtij vendi, Aleksandar Vuçiq që Kosovës” t `ia jap një karrige në Kombet e Bashkuara, pa njohjen formale të saj”.
Këto komente të ish-kryetarit të Serbisë erdhën pas iniciativës së Vuçiqit për dialog të brendshëm për Kosovën.
Tadiq duke e këshilluar presidentin aktual Aleksandar Vuçiq që Kosovës t`ia sigurojë një ulëse ë Kombet e Bashkuara, e sugjeroi atë që të marrë përgjegjësinë për një hap të tillë, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se "një udhëheqës i shtetit, i cili ka kompetenca kushtetuese për të luftuar për integritetin e vendit, nuk mund të përballojë që të humbasë veriun, kishat dhe manastiret”, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova