Lajmet e fundit

Reperi nga Shqipëria, Stresi, është dënuar nga drejtësia shqiptare me 18 muaj liri me kusht.
Këtë e bëri me dije vetë reperi me një postim në Instagram: “Më në fund mbaruam punë 0-0 km 100% i pastër. Flm drejtësia shqiptare që vendosi sot 18 muaj lirim me kusht”, është shkrimi i tij në këtë rrjet social.
Çështja ka lidhje me dënimin që mori reperi në shtator të vitit 2015 për “mosbindje të urdhrit të policisë”.
Këngëtari Arkimed Lushaj ose i njohur me pseudonimin “Stresi” u arratis në muajin janar të vitit 2015 nga ambientet e një komisariati policie pas ndalimit që i kishin bërë për shkak se drejtonte veturën në gjendje të dehur.
Stresi ishte ndaluar nga uniformat në gjendje të dehur, duke shkelur rregullat e qarkullimit, ku gjatë ndalimit ka kundërshtuar efektivët e policisë.
Pas shoqërimit në komisariat, ai është hedhur nga dritarja e katit të dytë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët. Mësohet se në ato momente Stresi po merrej në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore.