Lajmet e fundit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje nga ky post si dhe nga ai i kryetarit të partisë, Lidhjes Socialiste Demokrate.
Zaev këtë lajm e ka bërë të ditur në një konferencë për media në Shkup, ku edhe ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet komunale.
Partia e Zaev nuk shënoi rezultate të mira në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në Maqedoninë Veriore./Alsat M