Lajmet e fundit

Ministri i drejtësisë, François Bayrou ka dhënë dorëheqje, kështu duke u bërë ministri i tretë francez që që jep dorëheqje qysh nga e hëna, njoftojnë mediat franceze, transmeton Klan Kosova.
Bayrou, kreu i Modem, njoftoi të mërkurën vendimin për agjencinë e lajmeve AFP.
Modemi, i lidhur me partinë e Emmanuel Macron, është bërë subjekt i një hetimi mbi pretendimet se kanë përdorur fondet e BE për të paguar punëtorët e partisë.
Sylvie Goulard dhe Richard Ferrand gjithashtu dhanë dorëheqjen si ministra këtë javë.