31.05.2019 · përditësuar para 2597 dite1 min lexim
Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka treguar edhe një herë mbështetjen e saj që ka për të fejuarin e saj, Alex Rodriguez.
Lopez ka qenë bashkë me Rodriguez në ceremoninë e diplomimit të vajzës së tij, Natasha.
Sipas Daily Mail në këtë ceremoni ishte edhe ish-bashkëshortja e Rodriguez, Cynthia Scurtis.
Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale shihen Lopez, Rodriguez dhe ish-bashkëshortja në një vend bashkë me fëmijët.
Sipas Daily Mail ka vite që Alex nuk ka dalë në fotografi me ish-gruan e tij.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.