Lajmet e fundit

Në shtator, ajo parakaloi në sfilatën e Versace-s në Javën e Modës në Milano e veshur me fustanin ikonik, duke rrëmbyer vëmendjen e adhuruesve të modës të pranishëm në sallë. Fustani Versace me printe tropikale është quajtur nga Lopez si “momenti i saj më i madh në fushën e modës.
Në prill të 2019-s, ajo realizoi një video për kanalin e saj në YouTube, si pjesë e serive të quajtura “Moments of Fashion.” J.Lo u rikthye 20 vite pas, në çmimet Grammy, ku zgjodhi të vishte fustanin me dekolte deri në bel, i cili natyrshëm, kishte nevojë për shumë ngjitës. “Isha siguruar brenda atij fustani, s’mund të ndodhte asnjë incident,” tha Lopez, shkruan Anabel.
Më vonë, kur u ngjit në skenë për të prezantuar një çmim, publiku e duartrokiti gjatë. “Thjesht vërteton fuqinë që mbart moda në momente të tilla,” vijoi Lopez. “E di që njerëzit tentojnë ta bëjnë modën të panevojshme, por gjëra të tilla u japin njerëzve shpresë. I fal botës një moment të bukur. Një fustan mund të ndryshojë mënyrën si vishen njerëzit për një dekadë. Moda ka një ndikim të paimagjinueshëm.”
Vite më vonë, Lopez dhe ne zbuluam se falë atij fustani u krijua Google Images, sepse njerëzit po e kërkonin si të çmendur.