Lajmet e fundit

Jennifer Lopez ka treguar format e saj të jashtëzakonshme trupore në numrin më të ri të revistës së mirënjohur, Bazaar.
Ylli i “The Jenny from the Block” ka treguar se ajo akoma mban epitetin e një nga femrat më të bukura në botë në numrin e kësaj reviste për muajt dhjetor-janar.
Ajo ka realizuar edhe një fotosesion ku shihet me fustane të ndryshme, në një nga to me një fustan ylber ku ka treguar këmbët e saj të gjata, transmeton Klan Kosova.
Lopez shihet edhe me fustane të tjera, ndërsa duket se fotografia që bën më së shumti përshtypje është ajo ku ajo është e shtrirë me bikine ngjyrë të kaltër ku shihet duke marrë rreze dielli.
Shihni fotografitë më poshtë dhe shijoni ato!


