Lajmet e fundit

Këngëtarja Jennifer Lopez gjithmonë bie në sy për format e saj trupore ashtu si edhe për veshjen e saj me shumë stil dhe glamur.
Por 46 vjeçarja është shfaqur në aeroport të Los Angeles me një pamje krejtësisht tjetër, me një stil shumë të thjeshtë dhe pothuajse të padallueshëm nga të tjerët.
Ajo kishte veshur një palë pantollona të bardhë dhe një bluzë të bardhë ndërsa sipër kishte veshur një pallto ngjyrë hiri derisa shihej shumë e buzëqeshur, trasnsmeton Klan Kosova.
Ajo mbante në duar çantën e saj derisa po merrej me telefonin e saj derisa një punëtor i aeroportit po merrej me bagazhet e saj.
Lopez kishte vendosur edhe një palë syze ngjyrë hiri ndërsa dukej shumë në disponim të mirë.
Ndonëse Jen kishte zgjedhur një stil shumë të zakonshëm, nuk kishte grim dhe flokët i kishte kapur lart ajo arriti të kthente shumë koka dhe të marrë vëmendjen.
Kohëve të fundit është folur se do të kthehet në Epic Records ku do të punojë për albumin e saj.

