Lajmet e fundit

Ajo është këngëtare e aktore, dhe që të dyja punët i bën shumë mirë.
Jennifer Lopez ka filluar të luajë në një serial amerikan të televizionit NBC. “Shades of Blue” është seriali dramatik ku J Lo do të ketë rolin e një policeje shumë seksi që quhet Harlee Santos.
Në disa sekuenca të këtij seriali, ajo paraqitet me flokë të lagura, për shkak se është aq e zënë me punë sa s’mundet as t’i thajë, shkruan revista amerikane People, transmeton Klan Kosova.
Edhe vetë Jennifer Lopez ka publikuar në profilin e saj në instagram një fotografi, ku i paralajmëron fansat e saj se seriali ku do të jetë protagoniste, është vetëm një muaj larg premierës.
“Vetëm edhe një muaj deri në natën e premierës”, ka shkruar Lopez, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/_Api20muM0/?taken-by=jlo
https://www.instagram.com/p/_IzAL2muNH/?taken-by=jlo