Lajmet e fundit

Jennifer Lopez sapo ka publikuar projektin e saj më të ri të shoqëruar me një klip, ku paraqet atë tejet tërheqëse me fizikun e saj.
Por, ndonëse po gëzon suksesin e këngës më të re, J.Lo nuk po ndihet rehat me partnerin e saj, Alex Rodrigues me të cilin ka disa muaj që është në një lidhje dashurie, transmeton Klan Kosova.
Për shkak të dyshimeve ndaj të dashurit të saj, sipas burimeve të Us Weekly, këngëtarja e njohur e muzikës Pop, duket se ka punësuar një agjent privat për të raportuar çdo lëvizje të tij.
Megjithatë kur 41 vjeçari Alex, kuptoi për një gjë të tillë duket se ka plasur një zënkë në mes të çiftit, por, është Daily Mail ajo që po mohon të gjitha këto raportime duke i quajtur të pavërteta!
Në lidhje me këtë ngjarje ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga Jennifer Lopez e po ashtu dhe nga i dashuri i saj Alex Rodriguez, por, ky i fundit për arsye të tradhëtisë së bërë, u nda nga gruaja e tij në vitin 2008, transmeton Klan Kosova.