Aktorja e njohur Jennifer Lopez dhe aktorit Ben Affleck janë parë bashkë me njëri-tjetrin duke u përqafuar në Los Angeles të SHBA-së.
Sipas disa burimeve të People, ata kishin dalë për darkë bashkë edhe me dy persona të tjerë, përfshirë edhe menaxherin e Lopez, Benny Medina.
"Ata dukeshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin, gjatë tërë darkës Ben e mbante dorën mbi Jenniferin", ka thënë një burim për People.
Pas darkës, paparacit i kanë fotografuar ata të dy derisa ishin duke u përqafuar, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.